Hazis Vardar është një sipërmarrës belg me origjinë nga Durrësi, i njohur për kontributet e tij në fushën e artit dhe kulturës. Ai është themeluesi i disa muzeve Banksy në qytete si Parisi, Brukseli, Barcelona, Praga, Milano dhe Dubai, të dedikuara për veprat e artistit të njohur të artit rrugor, Banksy. Për të dokumentuar këto vepra, Vardar ka publikuar librin “Banksy Museum: Complete Catalog”, i cili përfshin mbi njëqind vepra emblemë të artistit, duke përfshirë edhe ato të krijuara në Ukrainë.