Hashim Thaçi deklaroi në një intervistë për Bloomberg se Kosova do ta ketë shumë shpejt qeverinë e re. “Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, tha presidenti kosovar,i cili për këtë arsye dhe u zotua të bashkëpunojë me të mandatuarin për kryeministër, Albin Kurti, me qëllimin siç tha, të nxiten përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në aleancën very-atlantike.