Thaçi-Kurti në Gjykatë/ Presidenti mund ta çojë në Kushtetuese liderin e Vetëvendosjes
13/01/2020 20:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë ligjore në shërbim të funksionimit të institucioneve të reja, si dhe ato të lidhura me hapësirën kohore që ka partia e cila ka dalë e para nga zgjedhjet, për të propozuar emrin e të mandatuarit me formimin e qeverisë. Mediat vendase citojnë burime të presidencës ta kenë bërë një pohim të tillë. Këto burime pretendojnë se janë të detyruar të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur detyrimin e tyre kushtetues. Vetëm disa orë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i kishte dërguar Thaçit një letër të gjatë, ku i kërkonte që kreu i shtetit të mos ushtrojë presion për krijimin e qeverisë së re. Kurti i kujtonte Thaçit edhe përgjegjësitë ligjore që ka si president i vendit, e theksonte se në dokumentin themeltar të Kosovës, nuk flitet për afate kohore mbi dërgimin e propozimit për personin e mandatuar. Ndërkohë, edhe njohës të kushtetutës në vend mendojnë se presidenti, duhet të presë. Takimi i Thaçit dhe Kurtit u zhvillua një javë më parë dhe gjatë këtyre ditëve, ata kanë pasur dy letërkëmbime me njëri tjetrin. Ndonëse zgjedhjet në Kosovë kanë përfunduar prej tre muajsh tashmë, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese nuk ka arritur ende të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëqeverisjes me LDK-në.

Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39