Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vizita e tij në Uashington rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.“Takimet me sekretaren Clinton dhe zëvendëspresidentin Biden ishin një rikonfirmim për mbështetjen e Kosovës, stabilitetit të saj dhe të rajonit, si dhe për të ardhmen evropiane”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë për VOA.