Tërmeti nuk dëmtoi rrugët/ Verifikohen të gjitha akset, asnjë problem
23/09/2019 15:23
Tërmeti i 21 shtatorit dhe të gjithë të tjerët që e pasuan atë, nuk kanë ndikuar në infrastrukturën e vendit. Ministrja, Belinda Balluku tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që furnizimi me ujë dhe energji vazhdon normalisht.