Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot disa familje në Krujë, të cilët janë prekur rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor 2019. Fillimisht Presidenti Meta ndaloi në kalanë e Krujës, duke u interesuar për mjediset e saj muzeale, dhe veçanërisht për gjendjen e objekteve historike dhe kulturore si Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës.