Tërmeti i 26 nëntorit solli dëme të shumta edhe në qytetin e Lezhës, ku shumë pallate e banesa u shpallën të pabanueshme. Këshilli bashkiak i Lezhës, në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendimin për prishjen e dy pallateve në Lezhë. Pallatit 88 në lagjen Skenderbeg dhe pallati 4-katësh që njihet si pallati i BKT-së, të cilët nga specialistët janë cilësuar si të rrezikshëm dhe nuk mund të ndërhyhet në rikonstruksionin e tyre.