Një tërmet i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit të datës 26 Nëntor 2019, Shqipërinë. Lëkundjet me magnitudë 6.4 në epiqendër apo intensitet 8 ballë fatkeqësisht morën disa jetë njerëzish e mbi 650 janë plagosur në Tiranë, Durrës, Fushë- Krujë e Kurbin. Pamje të rënda, rrënoja dhe ambulanca në rrugë ishin imazhet surreale që pa sot cdo shqiptar. lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin por edhe deri në prishtinë. Pranë epiqendrës në detin Adriatik pra në durrës janë dhe dëmet më të mëdha. shumë banorë mbetën nën rrënojat e pallateve të shembura. disa janë nxjerrë të gjallë. të tjerë nuk ia dolën dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Post lëkundjet vazhdojnë, gazetarët dhe kamaramanët e Top Channel ndodhen në lagjet dhe zonat ku ka më shumë dëme dhe në këtë edicion të jashtëzakonshëm lajmesh, Live 05 Dhjetor 2019 ne vazhdojmë të përcjellim hap pas hapi.