Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas një serie tërmetesh këto tre ditët e fundit. Pasi jep mbështetje për të gjithë shqiptarët, Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksioin e dëmeve që shkaktuan tërmetet.