Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare si edhe nga posti i kryetares së CDU-së. Ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”, ka thënë ajo. Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj.