Përballja e ish-Presidentit Ilir Meta me Altin Dumanin është e pazakonte sepse dosja Meta dhe arrestimi i tij është një ndër ngjarjet më të bujshme të tranzicionit shqiptar. Ilir Meta ka mbajtur poste të nivelit më të lartë, kryeministër, kryetar parlamenti dhe President dhe sot ai është në qelitë e paraburgimit 313 i akuzuar për korrupsion.