Shtëpia e Bardhë tha se është përpjekur që të sigurojë Kinën se nuk ka ndryshim politikash, pas bisedës telefonike që Donald Trump zhvilloi me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-Wen. Telefonata shkaktoi panik pasi SHBA nuk ka raporte formale me Tajvanin, të cilin Kina e konsideron si një provincë separatiste.