Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit; 38 mijë euro për të marrë 1 makina me qira – Fiks Fare
08/05/2025 20:45

Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit. Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do e konvertojmë në euro, 4.5 milionë euro. Fiks Fare shfletoi dokumentet e këtij tenderi ku rezulton se Policia e Shtetit do të marrë 60 mjete SUV dhe 60 mjete SEDAN. Mjetet SUV janë pak të larta, gjysmë foristradë, ndërkohë që mjetet SEDAN janë mjete të ulëta. Pra, në total, Policia e Shtetit do të marrë 120 mjete me qira. Fiks Fare bëri një kalkulim se sa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit marrja e një makine me qira për 4 vite nga Policia e Shtetit. Fondi për këtë lot është 2.257.623 euro. Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, rezulton se 1 makinë SEDAN do të merret me qira për 4 vjet për 37.627 euro. Ndërkohë, fondi për makina SUV me qira, është 2.307.309 euro. Në dokumente shkruhet se do të merren me qira 60 makina SUV. Me një llogaritje sërish të thjeshtë rezulton se 1 makinë SUV do të merret me qira për vlerën e 38.455 euro! Pra marrja e një mjeti me qira për 4 vite nga Policia e Shtetit është më shtrenjtë se sa këto mjete të blihen nga Policia e Shtetit.

Petë e Mavrovës, fshati fantazmë pranë Vlorës. Nga 560 banorë sot vetëm 14
06/03 21:30
Monitorime/Plas e qeshura në studio nga gjërat që bëhen me dorë
06/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Mars 2026
06/03 21:00
40 familje pa ujë për 9 muaj në Pjetroshan. Ndërhyn Fiks Fare, problemi zgjidhet
06/03 20:45
Episodi i plotë – Fiks Fare, 5 Mars 2026
05/03 21:00
Monitorime/ Meshkujt kur martohen mësojnë të hanë dhe bamje – Fiks Fare
05/03 21:00
Rrezik për pallatin në Fresk! Institucionet flinin, reagojnë vetëm pas Fiks Fare
05/03 20:45
Opozita bllokon foltoren, por PS mes tensioneve miraton ministrat – Fiks Fare
05/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 4 Mars 2026
04/03 21:01
Monitorime/ Termi “bizibizi” shkakton humor në studio live – Fiks Fare
04/03 21:00
Katastrofë e paralajmëruar/Rruga Librazhd–Qafë Thanë pa studime gjeologjike, mln euro shkuan dëm
04/03 20:45
Evropa distancohet nga lufta Izrael‑Iran, ne e mbështetëm. Bëmë mirë? – Fiks Fare
04/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Mars 2026
03/03 21:01
Monitorime/ Rakipi Saljanit: Sistem ka ikur për lesh, ti i bie gajdes e gërnetës – Fiks Fare
03/03 21:00
Paradoksi /Shkollë futbolli pa fusha futbolli, 91 nxënës rrezikojnë të mbeten pa mësim! – Fiks Fare
03/03 20:45
Protestat e PD-së, kryengritje paqësore apo dhunë demokratike? – Fiks Fare
03/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Mars 2026
02/03 21:01
Monitorime/ Moderatori, “Dirigjent” në vështirësi me të ftuarit – Fiks Fare
02/03 21:00
“Më shkatërruan hundën!” Shkoi për operacion në Family Hospital, sot nuk merr dot frymë!
02/03 20:45
“Marshi i fitores” me flakë e molotovë. Ndërkombëtarët dënojnë dhunën në protestë – Fiks Fare
02/03 20:30
DIGITALB DIGITALB