Temperaturat e ulëta në Berat/ Klasat pa ngrohje, ankohen fëmijët: Kemi ftohtë
13/01/2020 12:01

Temperaturat e ulëta, disa gradë nën zero të ditëve të fundit, kanë nxjerr në pah një problem serioz në qytetin e Beratit, atë të mungesës së sistemit të ngrohjes në shkolla. Godina të trashëguara nga sistemi i kaluar e të paisura me oxhaqe, ku mungojnë sobat dhe lënda e parë, drutë dhe godina të ndërtuara viteve të fundit, ku sistemet e ngrohjes edhe në rastet ku janë vendosur nuk funksionojnë. Është kjo gjendja e shkollave nëntë vjeçare në këtë qytet. Prej ditësh nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa tepër të ftohta, ku diku mungojnë drurë, diku sobat dhe diku nuk mban rrjeti i energjisë elektrike për të vendosur ngrohjet që vetë prindërit i kanë blerë. Me kamerën tonë jemi ndalur në dy nga shkollat nëntë vjeçare të këtij qyteti,në shkollën “28 Nëntori” dhe “Mehmet Ali Vrioni” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Edhe pse nuk na u lejua të hynim me kamera brenda ambjenteve të shkollës, vetë nxënësit deklaruan se, ata qëndrojnë në klasa me xhupa të trashë, kapuçë dhe dorashka. “Është shumë ftohtë në klasë. Edhe ngrohëset i kemi blerë vetë por nuk mund ta ngrohin gjithë klasën një rezistencë me tre tela,edhe e energjia ikën shpesh. Sobat që janë me dru nuk i ndezin se nuk kanë sjellë dru”,-thonë nxënësit. Ata pohojnë se, në këto kushte të ftohti e kanë shumë të vështirë për të mësuar dhe të pamundur për të shkruar në klasë. Nga ana tjetër,burime zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se, me ndarjen e re administrativo-territoriale numërohen plotë 80 institucione arsimore në varësi të bashkisë Berat dhe po punohet me një plan urgjent masash që atje ku ka soba të dërgohen dru zjarri, ndërkohë që vetëm në disa godina të ndërtuara së fundmi është vendosur ngrohja me kaldaja por ka godina ende problematike që kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30