Tëmbëlgjaku është një bimë me vlera të shumta shëruese, aq sa mund të krijojë edhe rruazat e kuqe të gjakut. Gjethet e kësaj bime kur bëhen çaj pastrojnë mëlçinë dhe organet e tjera, por mund të përdoret edhe për përdorim të jashtëm në rast të problemeve me lëkurën. Lajm i mirë është që kjo bimë rritet edhe në vendin tonë, kryesisht në zonë e Librazhdit. Mjeku popullor Ylli Merja tregon të gjithë përdorimet e tëmbëlgjakut.