Televizionet greke në grevë, protestojnë kundër projektligjit të ri për mediat
09/12/2020 15:35

Të gjitha kanalet televizive greke kanë heshtur prej orës 6 të pasdites të së martës, pas një greve 24 orëshe që kanë filluar sindikatat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë në kanalet televizive, për të protestuar ndaj ndryshimeve që sjell projektligji i ri i qeverisë Mitsotakis. Në një deklaratë të përbashkët, unionet e gazetarëve ne të gjithë vendin si dhe te punonjësve ne këto media, theksojnë se projektligji i ri përmban dispozita te cilat shfuqizojnë thelbin e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave dhe çojnë në shkurtime të vendeve të punës dhe largime masive, ndaj kanë bërë thirrje për anulimin e tij. Projektligji i ri, qe mban emrin e zedhenesit te qeverisë, Stelios Petsas, ne thelb shfuqizon ligjin e qeverise Tsipras, sipas te cilit një kanal me licensë kombëtare duhet te ketë te paktën 400 gazetare dhe punonjës, me kontrata te rregullta pune. Ne një prej predispozitave te reja ky numër tashmë shkon ne 280, ndërsa per 120 vendet e tjera te punës mund te merren gazetarë apo teknikë me orar minimal apo qe punojnë ne kompani te tjera. “Z. Petsas përpiqet në një mënyrë të njëanshme dhe autoritare, pa asnjë dialog, të krijojë një status te ri dhe te shkatërroje më shume kushtet e punës së gazetarëve në një kohë kaq të vështirë për veprën e tyre , për shkak të pandemisë që ka pllakosur vendin dhe mbare boten , duke e mbytur informimin publik. Pa respekt, per një sektor të prekur thellë nga kriza 10-vjeçare dhe qe vazhdon te vuajë nga pandemia, projekt-ligji Petsas promovon fleksibilitetin e marrëdhënieve të punës, duke e kthyer mjedisin tashmë të pasigurt ne kete sektor, në një fushë të minuar të kushteve të punës për Mjetet e Komunikimit Masiv” – thuhet midis te tjerash ne deklaratën e unioneve te gazetarëve.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07