Projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike, për të plotësuar të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.