Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje. Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij. Përgjimet nga dosja e AKSHI janë publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Gjithashtu, nga publikimi i pjesëve të dosjeve është dhe rasti i marrjes peng të biznesmenit, Gerond Meçe. Dëshmia e tij është përfshirë në hetimet e SPAK për disa tendera shtetërore. Biznesmeni u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera.