Personat e verbër janë të zhgënjyer që edhe këtë radhë nuk jepet mundësia të hedhin vetë votën e tyre, por me ndihmën e shoqëruesve. Presidenti i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar Sinan Tafaj deklaron se të verbërit gjithësesi do të marrin pjesë në votime.