Pa shumë zhurmë dhe larg vëmendjes se mediave aleatët e Lulzim Bashës zhvilluan një takim informal ku ndanë shqetësimet e tyre për ndryshimet qe te mëdhenjtë po i bëjnë kodit elektoral ne dëm te te vegjëlve. Agron Duka i partisë agrare ambientaliste mendon se kohë për ndryshim sistemi ka por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI. Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do I bëhen vetëm arnime.