Galeri Info Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Syrjat Hodoj. Një rrëfim mbi Tërbaçin fshati i këngës labe dhe i Hysni Kapos. Historitë e luftës së Partizanëve, vitet e komunizmit dhe demokracia. Si ka ndryshuar fshati dhe si po rrezikon kënga labe. Një rrëfim i vecantë dhe për grupin polifonik të Tërbaçit. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.