“Të shpëtojmë sezonin turistik”/ Rama: Ëndrra që më lë pa gjumë, sigurimi i vaksinës për popullatën
07/03/2021 12:15

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet. I pyetur nga një qytetarë se çfarë do të bëjë qeveria për të ndihmuar biznesin e prekur rëndë nga pandemia, Rama u shpreh se biznesi i vogël e ka taksën zero duke shtuar se kjo është mbështetja më serioze që një qeveri ka dhënë për biznesin. Rama është ndalur edhe te vaksinimi, duke thënë se shpreson që në një kohë të afërt të mund të sigurohet një sasi e konsiderueshme vaksinash të të mund të kryhet vaksinimi masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Rama: Besoj se në një vend ku biznesi deri në 240 mln dollarë xhiro s’paguan asnjë tatim mbi fitimin mund të themi që është mbështetja më serioze që një qeveri i jep biznesit, një masë që do të jetë aty, deri në vitin 2029 me PS nuk diskutohet. Nëse ndryshon kjo nuk mund ta di si do të jetë. Për sa kohë PS të jetë në krye të vendit, biznesi i voglit nuk do të paguajë taksa. Ndihma tjetër për biznesin dhe gjithë shqiptarët është vaksinimi. Jam shpresë plotë që është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Vaksinimi, e vetmja armë, sëpatë që këput zinxhirin e infektimeve. Nëse realizojmë një vaksinim masive, në mars, prill, maj dhe mes qershori, do të kemi një sezon turistik ndryshe nga ai që kishim. Me vaksinimin e bluzave të bardha dhe të moshuarve ka filluar një proces mbrojtje. Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash sepse me volumet e deritanishme procesi do të jetë më i ngadaltë. Shpresoj t’ja dalim, kjo është ëndrra që mua më lë pa gjumë. Si të disponojmë sa më shpejt një sasi vrastare vaksinash për armikun e padukshëm.

Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23