Personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, gjatë të nxehtit kanë përkeqësime të simptomave. Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke shkaktuar rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, e për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen. Edhe urgjencat psikiatrike në verë kanë tendencën të pësojnë rritje, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Një ndër simptomat që përkeqësohet gjatë stinës së verës është agresiviteti. Gazetare: Luçiana Hulej