Java e gjelbër e ka shmangur debatin e nxehtë të së enjtës së kësaj jave por nuk kanë munguar ngjarjet e debatet në të dy krahët e politikës. Gazment Bardhi është përgënshtruar sot nga SPAK për kallëzimin ndaj Olsi Ramës për implikim në drogën e Xibrakës, sepse prokurori i strukturës së posacme, Elvin Gaka e rrëzoi padinë e Olsi Ramës ndaj Gaz Bardhit për “kallëzim të rreme”, me arsyetimin se në fakt nuk ishte paraqitur në SPAk asnjë kallëzim kundër Olsi Ramës. Pavarësisht këtij konstatimi të SPAK, vetë Gazment Bardhi do të deklaronte të kundërtën në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Grida Dumën në Top Story.