Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar pasuri me burim kriminal me vlerë 2 milionë euro. 2 milionë euro dyshohen si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përkasin shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.