Për herë të parë në teatrin shqiptar, pati një premierë në formën e teatrit dokumentar. “Lule Sajza” sjell dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Histori të vërteta, gati të pabesueshme. Në bashkëpunim me “Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit”. Bazuar dhe frymëzuar nga shkrimet e Agron Tufës, Lek Pervizit, Fatbardha Saraçit (Mulleti) dhe Kastriot Dervishit.