Historitë e tyre janë të ndryshme, por i bashkon pasioni i madh që kanë për futbollin. Fred Sorrells, që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i bëri bashkë në Tiranë, ku prej kohësh ata po stërviten që të krijojnë ekipin e parë kombëtar të personave të amputuar, duke dëshmuar se mund t’ia dalësh mbi çdo vështirësi.