“Të hiqen depozitat dhe në Durrës”/ Bashkia Durrës ndjek shembullin e Tiranës
03/01/2020 12:19

Pas bashkisë së Tiranës, edhe ajo e Durrësit pritet të marrë një vendim për depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve. Pesha e tyre është kthyer në makth për banorët e kateve të larta prej vitesh, për shkak të dëmeve që shkaktojnë në tarraca. Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah dhe çështjen e sigurisë për ndërtesat dhe njerëzit, që cënohet prej tyre. “Bashkia po harton një propozim për Këshillin Bashkiak që të miratojë një nisëm për administratorët e objekteve të banueshme që të bashkëpunojnë me qytetarët për të hequr depozitat nga tarracat e pallateve. Që pas tërmetit të 26 nëntorit kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët mbi rolin e depozitave dhe si duhet të veprojnë me to në mënyrë që pesha e tyre të mos ndikojë në dëmtimin e pallateve. Në dispozicion të administratorëve do të vendosen edhe institucionet duke nisur nga UKD për të asistuar procesin”, shprehet Emirjana Sako, Drejtore e Shërbimeve dhe Punëve Publike, Bashkia Durrës. Po ndryshe nga Tirana, në Durrës, shumica e pallateve nuk kanë administratorë. Ato që kanë janë kryesisht pallatet e ndërtuara në dy dekadat e fundit të cilat i kanë të pozicionuara në katin e nëndheshëm depozitat e ujit. “Atëherë procesi do të nisë nga pallatet me administratorë dhe duhen ndërmarrë strategji për të caktuar administratorët në pallate dhe nisma informuese për qytetarët, pasi ky është një detyrim ligjor. Është dhe një detyrim qytetar për të bashkëpunuar për këtë çështje. Bashkia Durrës do të asistojë për të vendosur një hapësirë në bazamentin e objektit ku të përqëndrohen depozitat e reja”, vazhdon Sako. Në Durrës, problem mbetet dhe mungesa e hapësirave përreth godinave të banimit për të vendosur depozitat, por Sako shprehet se ekzistojnë mundësitë për zgjidhje. Të paktën deri në momentin kur Durrësi do të ketë një furnizim të rregullt, pa orare të kufizuara, me ujë nga rrjeti i ujësjellësit.

Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top Channel/ Benet Beci në gjyq, akuzohet për tenderin 700 mln lekë kur drejtonte KESH
17/03 19:50
Top Channel/ Nafta shtrenjtohet sërish! Çmimi arrin 199 lek/litër, ndikim nga kriza
17/03 19:48
Top Channel/ Lufta, dorëhiqet krahu i djathtë i Trump. Presidenti: Njeri i dobët
17/03 19:45
Top Channel/ Gjyqtari anglez “certifikon” SPAK, bien pretendimet se “survejon gjyqtarët”
17/03 19:42
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top Channel/Sulmi në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit,dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar
17/03 18:59
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
Top News – ‘Reforma territoriale, urgjencë’. Demo: Sfidat e bashkive shtohen me integrimin në BE
17/03 15:36
Top News – 30 mld lekë suficit në dy muaj. Të ardhurat e Qeverisë rriten, shpenzimet jo edhe aq
17/03 15:31
Top News – ‘Dumani ju gënjen prej 3 vitesh’. Dëshmia e grabitjes në Elbasan dhe roli i Nuredinit
17/03 15:31
Top Channel/ Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, besimtarët luten për përfundimin e luftërave
17/03 15:27
Top Channel/ “Hiri”, ekspozita e Enea Ziut, Bibla dhe metafizika ndërthuren në Tiranë
17/03 15:26
Top Channel/ Skandali i misrit të kontaminuar, 104 tonë i mykur në treg, AKU masa dhe kallëzim
17/03 15:23
Top Channel/ Dosja “Bami” kalon në gjykim, bashkë me Durim Bamin në gjyq edhe 6 të tjerë
17/03 15:22
Top Channel/ Autoboti përplas për vdekje një grua në Tiranë, udhëtonte me motor elektrik
17/03 15:19
Top News – Integrimi europian, Berisha: Rama mashtroi me pasaportën false të BE
17/03 15:15
Top News – ‘Neni Basha nuk ka pse preket’ / Berisha: Rama bën farsë elektorale, jo zgjedhje
17/03 15:15
DIGITALB DIGITALB