“Të fusim kandidat koti thua ti?”, Shehaj debat me Dudushin: Nuk ka improvizim, por kushte për emrin
01/10/2025 23:14

Gjashte bashki në vend do të mbajnë zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Vendimi është zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën pas kërkesave dhe konsultimeve institucionale. Në qendër të vëmendjes është Bashkia e Tiranës, për të cilën kreu i shtetit ka sqaruar edhe pozitën ligjore, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ, ku nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Erion Veliaj. Në Tiranë gara pritet të jetë jo vetëm politike, por edhe simbolike, për vetë peshën që ka kryeqyteti në hartën vendore dhe kombëtare. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndryshe nga Tirana. Kryeqyteti, si bashkia më e madhe dhe më e populluar në vend, do të jetë fushëbeteja më intensive. Teksa Partia Socialiste e ka vendosur Ogerta Manastirliun si kandidate të saj, opozita është tashmë në fazën e diskutimeve të brendshme për kandidaturat, ndërsa gara pritet të testojë jo vetëm preferencat e qytetarëve, por edhe drejtimin e fushatës në nivel kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë kalendarin e detajuar të procesit në ditët në vijim, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht këto ditë. Deri atëherë, partitë politike do të kenë përpara një garë të brendshme po aq intensive sa edhe ajo me kundërshtarët në terren. Por në një qytet ku betejat politike shpesh errësojnë hallet reale të njerëzve, a do të jenë këto zgjedhje një mundësi për ndryshim apo një përsëritje e të njëjtës lojë politike?

Nxënësi me 10-ta rrëfen vendimin që i ndryshoi jetën! Skerdi Faria flet për Klinikën “Keit”
24/11 23:05
Kush po i përçan shqiptarët? Debati për gjuhën, flamurin dhe patriozmin. Provokimi i fortë…
24/11 23:01
Mbi 22 mijë trajtime kirurgjikale në “Keit”, dr. Faria: Prioritet që pacienti të ndihet mirë me veten
24/11 23:00
“Keit” jo vetëm shërbim mjekësor, dr. Faria: Të angazhuar të kontribuojmë për shoqërinë
24/11 22:50
“Nuk më besuan në fillim”, historia e suksesit e dr. Skerdi Faria me “Keit”
24/11 22:40
“Klasa politike kosovare ruan vlera demokratike” prof. Fuga: Në Shqipëri kanë ikur nga zhargoni politik
24/11 22:39
Marin Mema denoncon: E dini sa heronj janë pa varre dhe dhe prehen mes ferrave?!
24/11 22:36
“Jam shembull i harmonisë mes dy vendeve”, Vesa Luma: Ta njohim njëri tjetrin, jo të krijojmë mure
24/11 22:35
Dr. Skerdi Faria: “Keit”, cilësi dhe kujdes nga klinika dentare tek kujdesi estetik
24/11 22:35
Zeka i ashpër ndaj Kim Mehmeti: Komunist! Ka budallenj në Kosovë, por jemi shqiptarë 100%
24/11 22:33
Provokimi i Kim Mehmetit: As shqiptarët, as kosovarët s’janë patriotë! Mbulojnë injorancën…
24/11 22:22
“Nana m’ka nxjerrë fshehurazi flamurin”, Milaim Zeka qan: Jena burgosë për flamur
24/11 22:10
Marin Mema shokon studio: Serbia do të na ndajë në dy identitete kosovare-shqiptare, po hedhin para
24/11 22:08
“Kosova vatër atdhedashurie që s’shuhet kurrë”, Nurellari i ashpër me Ramën dhe Kurtin
24/11 22:05
“Donin kokën time” pas Belerit! Greqia shpall ‘Non grata’ Artan Hoxhën, 14 vite pas Marin Memës
24/11 22:00
Artan Fuga për debatin Shqipëri-Kosovë: Jemi një, pavarësisht çdo ngjyrimi që duan të na ndajnë!
24/11 21:53
“Oficeri grek më shqeu pasaportën në kufi”, Milaim Zeka tregon rastin ekstrem në doganë: I prisha darkën!
24/11 21:43
“Beleri më ofroi armëpushim”, Artan Hoxha me denoncimin e fortë: Ai vrau ushtarët tanë
24/11 21:40
14 vite non grata, Mema: Doja të padisja Greqinë! Hoxha: Agimi i Artë do “kokën time”, i’a dolën
24/11 21:26
“Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…
24/11 21:25
BILETA Portokalli - Bileta