Nga 27 mijë të rinj fitues, deri më tani janë regjistruar vetëm 20 mijë, ndaj një ditë para përfundimit të regjistrimit në portalin online, Drejtoresha e Pergjithshme e Arsimit të Lartë, Edlira Lati ka kërkuar që të gjithë të aplikojnë, në portalin online në të kundërt ata do të humbasin të drejtën e studimit.