Top Story – Një emision politiko-investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel – 27.12.2018 - Emisioni i plotë "Të dënuar me shpifje", është kjo tema që Top Story sjell në këtë dokumentar.` Top Story pasqyron se si ka evoluar ligji më i përfolur, nga agjitacion propagandë në shpifje dhe fyerje publike. Cili ështē raporti i politikanëve me të vërtetën, dhe gjyqet e bujshme për shpifjet mes njëri-tjetrit? Fondi i edukimit, një mekanizëm artificial që kontrollon gjuhën e politikanëve... Gjithashtu në këtë dokumentar trajtohen betejat e panumërta të qeverisë me mediat dhe një ligj i hartuar për të disiplinuar portalet.