Megjithëse duket e pabesueshme, këto ditë policia ende ndalon persona që shkelin rregullat e qarkullimit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se deri më sot, që nga java e parë e marsit, janë arrestuar 166 persona që qarkullonin me automjet në gjendje të dehur, ndërsa shumë prej tyre e kanë justifikuar këtë gjë me arsye se kanë shumë stres apo se janë edhe të varur nga alkooli.