Në Tiranën me 5000 ndërtesa shumëkatëshe, nga të cilat 3000 në bashkëpronësi, ka aktualisht 1550 kontrata administrimi. Zgjedhja e administratorit ka për qëllim të ndryshojë mentalitetin e mirëmbajtjes së shkallës, oborrit, tarracës, ashensorit, etj. Por si ka ndikuar roli i administratorit në përmirësimin e jetesës së përbashkët? Për këtë folëm në episodin e radhës të “Ora e Tiranës”.