Tazmania do të ishte zgjedhja ime thotë autori Paolo Giordano në një prej faqeve të romanit të tij me të njëjtin emër. Ka rezerva të mira uji të ëmbël, ndodhet në një shtet demokratik dhe s’mban grabitqarë që gjuajnë njerëz në gjirin e vet. Në romanin Tazmania, me ngjarjet dhe personazhet e tij teksa e lexon e gjejmë veten të gjithë. Paolo Giordano na ka përcjellë të vetin. Po ne si mund ta krijojmë atë? -Kostumografia në art- Merita Tocila; Studimi hedh dritë mbi lidhjen e artit pamor me veshjen, si një rrëfim i historisë së saj përmes historisë së artit nga antikiteti deri në ditët e sotme në hapësirën mbarëshqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, artistët e diasporës, arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe ishujve përreth.