Tapi për kishën e Elbasanit, mbyllet pas 27 vitesh çështja e pronësisë
14/03/2018 20:52
Kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën e pronësisë Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan, duke i dhënë kështu fund një problemi shumëvjeçar në mbi pronësinë e tokës në të cilën ajo është ndërtuar.