Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë. Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë. Të arrestuarit janë: A.Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. A.A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.