Partia Socialiste i qëndron tatimit progresiv mbi pagat edhe nëse fiton një mandat të tretë, por duke korrigjuar pragjet. Sipas draft programit të PS parë nga Top Channel, por i pazyrtarizuar ende, individët me të ardhura deri në 40 mijë lekë nuk do të taksohen mbi pagën, teksa aktualisht ky kufi është deri në 30 mijë lekë.