Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Muhamet Përmeti basketbollisti i famshëm i Partizanit me nofkën Pata. Historia e kalimit nga futbolli tek basketbolli, takimi me liderët kinez Zhou Enlai, Mao Zedung dhe bisedat me Petrit Dumen. Ndeshjet historike dhe kura ideale si arrihet mosha 90 vjeç. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.