Dy persona humbën jetën ndërsa dhjetera mijëra të tjerë u shpërngulën pasi tajfuni i fuqishëm Fitou, u përplas në Kinën Lindore. Me erëra që i kalonin 151 km në orë, stuhia ndaloi në provincën e Fuxhianit, në orët e para të së hënës dhe solli shira të rrëmbyer dhe ndërprerje të energjisë.