Saimir Tahiri kishte njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të shtunës të cilën më pas e anuloi. Ai arriti gjithsesi të bëhej pjesë e lajmeve, me informacionin ndoshta më ironik të javës. Ndonëse po hetohet për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të hapë një biznes të ri, duke u bërë pjesë e botës së medias.