Ish ministri Saimir Tahiri foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së tij. Vendimi i Apelit zhbëri kështu vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin dhe e kthen çështjen në Gjykatën e Posaçme. Duke e cilësuar si padrejtësi ai tha se në këtë proces gjatë kësaj kohe e kanë mbajtur këmbët e tij dhe se është i pafaj, të cilën e ndau nga kusuret e tij në politikë siç ai u shpreh. “Nuk e prisja rikthimi në pikën zero padrejtësi ,nëse ka dhe një njëri të dytë që zvarritet si unë më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam patur, është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo thuajse tre vjet.