Spitalet tona kane kosto të ndryshme edhe në trajtimin e të njëjtës sëmundje te pacientët. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shendetësor vëren, se këto kosto ndryshojnë për shkak të pabarazisë së ndarjes së investimeve, pasi në spitalet ku ka mungesë aparaturash apo mjekët nuk janë shumë të kualifikuar, kostoja e trajtimit të një pacienti është me e lartë.