Kombëtarja shqiptare do të luajë sot përballë Moldavisë në orën 18:00 ndeshjen vendimtare në stadiumin Zimbru, në kryeqytetin moldav Kishinjev. Kjo sfidë konsiderohet si një finale për skuadrën kuqezi, pasi na mjafton 1 pikë (barazim) për të siguruar matematikisht kualifikimin për në Europianin 2024 që do të luhet në Gjermani. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj