Një fitore përtej çdo parashikimi, edhe përtej pritshmërive të vetë Edi Ramës. Mazhoranca socialiste u gjend para një realiteti të ri: pushteti i tyre ishte më i madh se kurrë... por edhe sfidat që duhej të përballnin, po aq të mëdha. Rama zgjodhi të ulte entuziazmin e fitores, të shmangte lavdinë brenda radhëve të tij dhe të kthehej te opinioni publik. Aksionet e prishjeve në Theth dhe lokalet në bregdet u shndërruan në oksigjen për mazhorancën. E bashkë me këto aksione, kreu i maxhorancës nuk harroi premtimin e tj për pavarësinë e drejtësisë teksa në postimet e tij në rrjetet sociale komentonte vendimet e gjyqtarëve, në anën e gabuar sipas tij. Nuk u ndal me kaq, teksa anonçonte shkarkimet e drejtorëve të bashkive, në një mesazh të qartë: “askush nuk është i paprekshëm.”