Edhe pse dy javë më parë ai u emërua Kardinal nga Papa Françesku, Dom Ernest Simoni Troshani, nuk harron Famullinë e tij në Trush, në të cilën ka shërbyer që nga viti 1998. Këtë të diele, kisha e vogël e këtij fshati ishte e tejmbushur me besimtarë.