Një tjetër rast i dhunshëm nga një person me probleme të shëndetit mendor ka tronditur Kamzën. Qytetari u godit me levë në lokal nga një i sëmurë, i cili më parë kishte shkaktuar edhe incidente të tjera në zonë. Familjarët thonë se spitali e mban pak ditë dhe e liron, ndërsa institucionet pranojnë mungesën e qendrave rezidenciale për trajtimin e këtyre rasteve. Ndërkohë që persona me probleme të shëndetit mendor sa vijnë e po vënë në pikëpyetje sigurinë publike.