Bashkimi Evropian i bën presion Serbisë që të ekstradojë ish-nënkryetarin e “Listës Serbe” Milan Radoiçiç. ( në Kosovë) Apeli u bë nga raportuesi për Ballkanin perëndimor në Parlamentin Europian, Tonino Picula. Ai theksoi të hënën se BE-ja nuk do të bëjë një sy qorr ndaj vendimit të Serbisë për të mos ekstraduar ish-nënkryetarin e “Listës Serbe”. Sipas Picula-s, partnerët ndërkombëtarë mund të marrin veprime të rrepta politike dhe diplomatike ndaj Beogradit zyrtar, nëse refuzon të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist, të cilët dyshohet se janë arratisur në Serbi. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj