Qeveria ka miratuar kriteret baze të sektorëve që do të mbështeten dhe masën e financimit nga Fondi i Programit për Bujqësinë për vitin 2020. Sipas vendimit, fondi do mbështesë rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës.