Studimi/ Infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur në Gjermani
20/12/2019 17:54

Një studim i porsa botuar në Gjermani konstaton se infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur Sipas studimit te bërë me porosi të fondacionit të sindikatave, “Hans Boeckler”, me seli në Dyseldorf, si infermierët vendas, që e kanë mësuar zanatin më vonë, jo në rini, duke qenë se në zanatin e tyre fillestar nuk kanë gjetur punë, ashtu edhe infermierët e ardhur nga jashtë, shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre në të përditshmen e punës. Problemet janë strukturore, thuhet në studim. Të parët kanë problem se ngaqë janë në moshë të pjekur dhe e njohin mirë gjuhën gjermane, u jepen detyra, për të cilët ata janë të pakualifikuar. Të dytët e ndiejnë veten të mbikualifikuar, por kanë probleme gjuhe dhe licencimi. Gjuha problemi kryesor Për të huajt pengesa kryesore është gjuha, thuhet në studim. Megjithëse infermierët në vendet e origjinës kanë mbaruar universitete, kur nisin punë në spitalet ose strehimoret e të moshuarve në Gjermani, i venë të punojnë si ndihmësa. Shkak për këtë është nga njëra anë mungesa e njohurive të gjuhës dhe nga ana tjetër sepse shumë syresh në fillim janë në pritje të njohjes së urdhrit të infermierit nga autoritetet gjermane, një procedurë kjo që mund të kërkojë shumë kohë, deri në një vit. Marcela Cano, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, i thotë DW se këto probleme i kanë edhe infermierët e ardhur nga Shqipëria. “Shumë infermierë janë të superkualifikuar, vijnë me mastera, ndërsa u duhet të merren këtu me larjen, shpëlarjen e pacientëve dhe shpërndarjen e medikamenteve”.Cano, vetë mjeke kirurge në një klinikë në Baden Baden, thotë tej: “Neper spitale akute si për shembull këtu ku punoj unë tri janë vendet ku një infermier me këto kualifikime gjen veten: reanimacioni, anestezia ose dhe urgjenca”. Puna me ritëm të lartë Ritmi i lartë i punës e vështiron integrimin e të huajve, konstaton studimi i fondacionit Boeckler. Stafi i vjetër nuk ka shumë kohë që të përkujdeset për të krijuar kushte të përshtatshme ambientimi me vendin e ri të punës. Kjo vlen edhe për vetë gjermanët. Por për të huajt mungesa e gjuhës e vështirëson komunikimin. Këtë e konfirmon edhe infermieri shqiptar, i cili dëshiron të mbetet anonim (redaksia e ka emrin) dhe ka ardhur para pak kohësh në një klinikë universitare të Berlinit,.”Mungesa e njohurive të gjuhës është dhe vazhdon të jetë problem, sepse si fillestarë në vendin e punës ne nuk arrijmë t’i kuptojmë të gjitha udhëzimet, sidomos kur dikush flet shpejt ose në dialekt”, thotë infermieri. “Por orari i punës është shumë i ngjeshur dhe duhet të presim derisa të na vijë radha të bëjmë pyetjen. Kjo ha shumë kohë dhe e rëndon paksa atmosferën e punës.” Mbrojtje më e mirë nga ligjet Puna në Gjermani ndryshon nga ajo në Shqipëri edhe për nga volumi dhe natyra. Shumë shpesh infermierët kanë dyfishin e shtretërve në mbikëqyrje, dhe punojnë me orar të zgjatur. Por nga ana tjetër, siguria e vendit të punës është më e lartë. Puna jashtë orarit të zakonshëm paguhet ekstra dhe shton të ardhurat, dhe infermierët e ndiejnë veten të më të mbrojtur nga ligj. Këtu puna është punë, dhe pushimi është pushim, thotë infermieri shqiptar: “Ky është një avantazh shumë i madh në krahasim me Shqipërinë, ku për vendin e punës të duheshin miq dhe duhej të ishe natë e ditë në dispozicion, e në rast nevoje të ndërprisje edhe pushimin veror.” Propozime për të ardhmen Studimi kërkon nga aktorët përgjegjës në politikë dhe ekonomi më shumë angazhim në integrimin e fuqisë punëtore në sektorin e shëndetësisë: Më shumë kohë për integrimin e fuqisë punëtore, përmirësimin e procedurave të njohjes së kualifikimit të infermierëve të ardhur nga jashtë, më shumë informacion dhe sqarim për infermierët e ardhur, përmirësim n cilësinë e kualifikimit të punëmarrësve që vijnë nga brenda Gjermanisë por nga një profesion tjetër. Studimi i referohet infermierëve të ardhur në tregun e punës nga viti 2012 deri në vitin 2017. Në këtë periudhë ka pasur gjithsej 63000 të punësuar të rinj në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor. Gati gjysma e tyre kanë hyrë në këtë sektor nga profesione të tjera, kurse pjesa tjetër kanë ardhur nga jashtë.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55