Me mbylljen e institucioneve arsimore më 9 mars prej mbërritjes së koronavirusit në vendin tonë, studentët nisën procesin mësimor në distancë. Shumë studentë janë mbledhur ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar në lidhje me këtë temë. Forcat policore ju bëjnë thirrje studetëve që të shpërndahen pasi ashtu siç edhe lajmëroi kryeministri i vendit, ditën e djeshme, nuk do të lejohën në mënyrë kategorike grumbullimet, e as protestat. “Të nderuar qytetarë, ju bëj thirrje, tregohuni më të matur. Vazhdoni të shpërndaheni, të gjithë veprimet tuaja janë të kundraligjshme”